Reklame:

Produkte ushqimore te pasigurta per konsum – AKU vendos masa administrative per 3 subjekte tregtare

Trupat inspektuese të AKU-së kanë realizuar gjatë 24 orëve të fundit rreth 230 inspektime në garantim të sigurisë ushqimore dhe monitorime në kuadër të Task-Forcës të ngritur kundër përhapjes së Covid-19.

Sipas njoftimit të AKU gjatë inspektimeve janë vendosur 3 masa administrative ndaj tre subjekteve për ushqim të pasigurt dhe mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë, pasi nga kryerja e analizave mostrat rezultuan me ngarkesë pesticide.

Sipas AKU bazuar në Planin e Marrje së Mostrave janë marrë 45 mostra kryesisht për monitorimin e qumështit dhe mbetjet pesticide në fruta-perime.

AKU është çdo ditë e pranishme në të gjithë vendin në garantim të sigurisë ushqimore dhe shëndetit të konsumatorit.