Reklame:

Si te veproni nese nuk keni perfituar ndihmen financiare sipas Paktes 2?! – DPT shpjegon proceduren

Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve njofton të gjithë individët përfitues të ndihmës financiare sipas Paketës se 2të, të cilët ende nuk e kanë marrë pagesën e tyre, pasi punëdhënësi nuk ka plotësuar Formularin përkatës se do të kenë mundësi të plotësojnë të dhënat e tyre të llogarisë bankare e më pas do të vijohet menjëherë me kalimin e masës së përfitimit në llogari!

Sipas njoftimit çdo individ përfitues ka mundësi të plotësojë të dhënat e llogarisë bankare në linkun: https://docs.google.com/forms/d/1ZHgZv7FSIRoAYLrV3Mmwwx_pCGC5mrtpgkDpgQfn6wI/viewform?edit_requested=true

Administrata Tatimore fton të gjithë individët e interesuar të verifikojnë të dhënat e tyre në listën bashkëngjitur dhe të plotësojnë menjëherë formularin e të dhënave bankare për të mundësuar sa më shpejt kalimin e ndihmës financiare në llogarinë e tyre.

Lista e individëve përfitues pa IBAN: https://www.tatime.gov.al/shkarko.php?id=8215