Drejtoria Rajonale e AKU Vlorë ka bërë me dije se referuar indicios së marrë nga Policia Kufitare, ka bllokuar 132 litra produkte të mbrojtjes së bimëve (Sunfire 240SC, Sedlene Fuerte), të cilat i përkisnin pasagjerit të linjës Vlorë-Brindisi me iniciale V.A , i cili u ndalua nga Policia kufitare.
Sipas njoftimit këto produkte të cilat u tentuan të futen në vendin tonë, nuk bënin pjesë në listën e Pesticideve të lejuara, të miratuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe referuar shkeljeve të konstatuara çështja i kaloi për ndjekje të mëtejshme Krimit Ekonomik dhe institucioneve të tjera ligj zbatuese.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është i vendosur për të ndëshkuar çdo tentativë shkelje ligjore me zero tolerancë ndaj kujtdo që tenton të cenojë sadopak sigurinë ushqimore.