Reklame:

Parashikimi i SHMU/ Mot i paqendrueshm, reshje shiu dhe ulje te temperaturave

Nje muaj Qershor i paqëndrueshëm dhe temperatura jo të larta ka qenë kryefjala e javës që lamë pas. Por sipas parashikimeve te Sherbimit Meteorologjik Ushtarak edhe java që presim përpara pritet të të jetë relativisht e paqëndrueshme, me reshje shiu të herëpashershme dhe temperatura me ato që i ngjajnë vjeshtës dhe jo verës.

Në këtë mënyrë pothuajse e gjithë java (përjashto këtu ditën e Premte) do të ketë mot me vranësira mesatare dhe të dendura por edhe intervalet e herëpashershme me diell dhe afatshkurtra. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar; lokalisht të lartë në formën e shtrëngatave stuhive dhe rrebeshit shoqëruar me breshër.

Reshjet me këtë itensitet do të jenë kryesisht në relievet kodrinore-malore (ultësira perëndimore reshje kryesisht të dobta) ndërsa sic u tha edhe më lartë dita e Premte do të ketë mot me kthjellime e vranësira kalimtare.