Reklame:

Dallendyshja e detit ne PKDK, rritje 30 % e çifteve folezues krahasuar me 2018

Specialiste te AdZM Fier me ndihmën e vullnetarëve të “Shpendëve të Shqipërisë” ka monitoruar gjatë këtij sezoni popullatën folezuese të dallëndyshes së detit (Glareola Pratincola) në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta.

Krahas monitorimit të kolonisë ekzistuese, u vrojtuan edhe disa hapësira të tjera të përshtatshme për folezimin e këtij lloji ne lagunen e Karavastase.

Nga ekspedita e fundit, u konfirmua një numër prej 80-100 çiftesh folezuese, çka përbën një rritje prej afro 30% krahasuar me të dhënat e raportuara në vitin 2018.

Kjo është një prej kolonive më interesante e këtij lloji në Shqipëri, pasi është e përzierë me dallëndyshen e detit ballëbardhë (Sternula albifrons) dhe kalorësin (Himantopus himantopus) me raporte proprocionale shumë harmonike.

Së bashku më të dhënat e raportura pak ore me pare nga PPNEA mbi koloninë e Lalzit, deri më tani duket se numri total çifteve folezuese të këtij lloji në Shqipëri arrin së paku shifrën 210 – 230.
Sipas te dhenave kjo përfaqëson deri në 3.3 % të popullatës së përgjithshme të kontinentit Evropian dhe së dyti, kjo është një koloni krejtësisht e re (e gjetur ne fundsezonin e folezimit të vitit të kaluar) dhe e pa raportuar më parë”.

Ndonëse ky lajm përcjell optimizëm, nuk mund të lihet pa përmendur se habitati folezues i këtij lloji në vendin tonë është i rrallë dhe nga habitatet më të kërcënuara në vend, veçanërisht kur gjendet jashtë zonave të mbrojtura.
Dallëndyshja e detit është raportuar si folezuese vetëm në tre zona ligatinore të vendit tonë, dhe përkatësisht në Divjakë-Karavasta, në Lagunën e Nartës si dhe në Ligatinën e Erzenit.