Reklame:

Kosova stimulon fermeret e rikthyer!

Fermerët e riatdhesuar ne Kosove po mbeshteten jo vetem me mekanike bujqesore por edhe me keshillim per praktika të mira kultivuese dhe menaxheriale përmes vizitave te specialisteve te bujqesise.

Organizata IADK vazhdon të rrise kapacitetet profesionale të fermerëve, me objektivin kryesor punësimin dhe gjenerimin e të ardhurave. Me mbështetjen e IADK-së, katër (4) fermerë të riatdhesuar nga Komuna e Rahovecit morën pjesë në një vizitë keshillimore në komunën e Suharekës, gjatë të cilës u vizituan dy sektorët kyç për fermerët pjesëmarrës, ai i vreshtarisë dhe pemtarisë.

Qëllimi i vizitës ishte njohja e praktikave të reja dhe përmirësimi i atyre ekzistuese për rritjen dhe kujdesin ndaj vreshtave dhe pemishteve, përdorimit racional të pesticideve, mbrojtjes së bimëve dhe aplikimi i një mekanizmi modern në kultivim.

Gjithashtu, fermerët patën mundësinë të vizitojnë një biznes privat shumë të suksesshëm i cili merret me kultivimin e qershisë, dredhëzës, rrushit dhe pjeshkëve. Menaxheri i plantacionit informoi fermerët për llojet më frytdhënëse të pemëve dhe përdorimin e rrjetave për mbrojtjen e tyre nga breshëri. Menaxhimi i resurseve njerëzore dhe natyrore ishte një temë e diskutueshme dhe me rëndësi për arritje të suksesit në bujqësi.

Ky aktivitet është bërë i mundur në kuadër të projektit “Përfshirja ekonomike e të riatdhesuarve përmes bujqësisë në zonat rurale dhe ngritja e kapaciteteve përmes trajnimit profesional”, i financuar nga Deutsche Geselchaft für internationale Zsammenarbeit (GIZ) GmbH, mandatuar nga Republika Federale e Gjermanisë.