Reklame:

AKU intensifikon punen/ 756 inspektime dhe monitorime ne te gjithe vendin

Situata ende problematike e COVID-19, dhe masat teper rigoroze qe duhet te zbatojne bizneset ka detyruar trupat inspektuese të AKU-së te rrisin numrin e inspektimeve ku gjate gjithë ditës se sotme jane kryer 756 inspektime dhe monitorime në kuadër të Task-Forcës anti Covid.

Gjatë inspektimeve janë vendosur 3 masa administrative.
Është vendosur 1 masë administrative për moszbatim të masave anti COVID në një subjekt “bar kafe”, në një subjekt tregtim akullore, pas rezultatit pozitiv të analizave për enterobakterie. Gjithashtu në një subjekte të përpunimit të qumështit baxho, pas rezultateve zyrtare të analizave është vendosur masa administrative, si dhe ndalim të pjesshëm të aktivitetit për prodhimin e djathit kackavall.
Për sasinë prej 137,6 kg është marrë masë për asgjësim.

Në kuadër të Planit të Marjes së Mostrave janë marrë 41 mostra kryesisht në monitorimin e qumështit si dhe në perime për analizimin e mbetjeve pesticideve.

AKU është çdo ditë në terren në mbrotje të shëndetit të jetës së konsumatorëve.