Firma Veget-Al po vazhdon grumbullimin e trangullit kornishon sipas kontratave qe ka kryer me fermeret. Fermeret te cilet punojne me firmen e kane te siguruar shitjen e produktit te tyre me nje çmim teper te favorshem ne baze te cilesise se produktit.
Nje avantazh tjeter per fisniket e bujqesise eshte se çmimi nuk ndryshon ne varesi te tregut, fermeri e di çmimin e shitje qe ne momentin e nenshkrimit te kontrates me kompanine.
Por jo vetem kaq! Veget-AL i siguron fermereve asistence keshillimore dhe fidane cilesore me nje çmim te favorshem, pagesen e te cilit ata e kryejne ne shitjet e fundit te prodhimit duke i krijuar edhe nje lehtesi ekonomike.
Serioziteti dhe korrektesia e Veget-AL ka bere qe aktualisht te jene 152 fermere te kontraktuar te cilet kultivojne ne rreth 50 ha toke trangullin kornishon si ne sere dhe ne fushe te hapur.
Ka filluar te afrohet fundi i ciklit te pare qe ka nisur mbjellja ne 15 mars dhe prodhimi ka nisur te vilet ne fillim te majit.
Faza e dyte e mbjelljes do te nise me 15 korrik dhe mbyllet ne fund te nentorit.
Ndryshimet klimaterike te cilat kane ndodhur kete vit ne vendin tone, te shoqeruara me renie te temperaturave nuk e ka demtuar procesin por vetem e ka frenuar ate. Çka do te thote se bima vetem do te shtyje afatin e ciklit te prodhimit.
Gjate gjithe kesaj periudhe 15 mars – 30 nentor kornishoni mbillet dy here. Minimumi i fitimit te sigurt per cdo fermer eshte 2500 euro per dynym ne nje mbjellje.
Shpetim Sina nga Hysgjokaj ka 6 dynym sera dhe ndihet teper i kenaqur nga kornishoni.
Shpetimi thote se per nje dynym i mbeten rreth 4 mln leke te vjetra per nje mbjellje.
Gentian dhe Marius Musta nga Imshta kane mbjelle 2 dynym ne sera dhe 3 ne fushe. Ata shprehen te kenaqur me ecurine dhe do te rrisin siperfaqen e mbjelle per vitin e ardhshem.
Menaxheri i Veget-AL, Almir Sahatcija qe ka kontakte te perditeshme me fermeret shprehet tejet i kenaqur me ecurine dhe fitimin e siguruar nga fermeret e angazhuar.
I gjithe trangulli Kornishon i grumbulluar nga firma Veget-AL eshte i destinuar 100 % per tregun Austriak.