Reklame:

Parashikimi i Motit/ Fundjava e pershtatshme per plazh

Për të gjithë ju që keni planifikuar ditë buzë detit e shtuna ju ofron diell dhe temperatura të  përshtatshme. Sipas parashikimive te Sherbimit Meteorologjik Ushtarak në pjesën veriore e verilindore gjatë mesditës, do të shfaqen reshjet e shiut.

Ditën e diel, moti do të nisë i kthjellët, por vranësirat në zhvillim përgjatë zonave malore dhe pranë tyre do të pasohen nga reshje shiu të përkohshme.

Në zonen e lindjes mundësi për shtrëngata me rrufe.
Era, do të mbizotërojë nga veriperëndimi e lehtë dhe gjatë së dielës e vrullshme në bregdet duke sjellë shtim të dallgëzimit të forcës 3 deri 4 ballë.
Temperaturat do të regjistrojnë si më poshtë vijon.