Reklame:

Ushqimi i lopeve – Menyrat per te rritur sasine e prodhuar te qumeshtit

Do të duhej që të gjitha kërkesat e të ushqyerit të lopës të përmbushën me saktësi, në mënyrë që lopa të jap më shumë qumësht. Menyrat e mbareshtrimit përcaktojnë dhe mënyrat e mundshme të ushqimit të gjedhit. Keshtu që sasia e ushqimit për kokë mundet që në mënyrë të konsiderueshme të ndryshoj pavarësisht se a aplikohet të ushqyerit e kufizuar apo të ushqyerit sipas dëshirës, ose kombinimi të këtyre dy metodave themelore të ushqyerit.

Në të dy sistemet e mbajtjes së lopëve (të lidhur dhe të lirë), ushqyerja në grup përdoret më shpesh, ashtu që për grupet e veqanta përdoren modelet me raporte të caktuara të ushqimit voluminoz dhe ushqimit të koncentruar

Sasia e ushqimit që i jepet lopëve mund të jetë i kufizuar, por mund tu jepet edhe sipas dëshirës, mirpo në rastin e dytë në momentin e dhënjes së racionit të dytë të ushqimit, në grazhd duhet të mbetet rreth 10% nga ushqimi i dhënë. Me fjalë të tjera, në kushtet e të ushqyerit në grup, të gjithë krerët e një grupi të veçantë kanë mundësinë e konsumimit të ushqimit në mënyrë të barabartë brenda një regjimi të veçantë të ushqyerjes pra të kufizuar apo sipas dëshirës.

Si rregull, të gjitha grupet e lopëve në sistemin e lirë, të ndara në grupe të caktuar ushqimore, duhet tju japim racione të ushqimit me një raport fiks të ushqimit voluminoz dhe ushqimit të koncentruar.

Për më tepër, ushqyerja shtesë me koncentrat mund të kryhet në varësi të sasisë së qumështit që jep grupi i caktuar.

Ushqimi voluminoz në funksion të periudhës së laktacionit

Ushqimi voluminoz që duhet dhënë për lopë duhet bëhet sipas kësaj skeme të më poshtme.

Megjithate, nëse gjendja e lopëve nuk është e mirë në fillim të periudhës së tharjes, pra janë shumë të dobëta, racioni për periudhën e tharjes duhet të jetë si gjatë periudhës së fundit të laktacionit pra nga dita 306-370

Fermerët duhet  të i peshojnë ballat e barit që të dinë se sa kg ka një ballë sane! Kjo është shumë e rendësishme që të përcjellet skema e më sipërme.

Koncentrati në funksion të llaktacionit

Skema e më sipërme është zhvilluar për fermerët që kanë krunde dhe misër kokërr dhe kanë dëshire të blejnë sojë si burim proteinash.


Sasia ekstra e prodhuar e qumështit arrihet si rezultat i përdorimit të koncentratit, por vetëm nëse ushqimi voluminoz tek lopët është aplikuar në formë korrekte sipas tabelës për ushqimin voluminoz që është shenuar më lartë.