Reklame:

Divjake/ Renia e çmimit te shalqirit po demton fermeret!

Në Divjakë, kjo është periudha më e mirë e prodhimeve bujqësore ku prodhimi i bostanoreve arrin edhe pikun. Me qindra hektar toka janë të mbjelluar me shalqi dhe kanë dalë në treg. Për fermerët ky vit është një vit i keq. Sipas tyre çmimi i shitjes së shalqirit në këtë periudhë është çmimi më i ulët i 10 viteve të fundit. Aktualisht një kg shalqi po shitet në 15 lek te reja, çmim i cili nuk e justifikon aspak shpenzimet. Fermerët shprehen se për të justifikuar shpenzimet çmimi minimal duhet të filloj nga 20 lek te reja.

Këtë rënie të çmimit ata e lidhin me situatën e pandemisë e cila ka bllokuar shumë shtete të cilat vitet e meparshme jane furnizuar në Divjake.

Aktualisht në pikat e eksporteve po grumbullohet një sasi e shalqinit por kjo më shumë shkon në vendet ballkanike ku kërkesa nuk është shumë e lartë. Situata pritet të përkeqësohet në ditët në vijim pasi prodhimi do jetë më i lartë dhe nëse nuk do të rritet kërkesa ky prodhim rrezikon të mbetet në arë. (topchannel)