Reklame:

Frika nga vala e dyte e COVID-19 – Europa synon te trajnoje mjeke profesioniste per trajtimin e pacienteve me koronavirus

Europianët kanë nisur lehtësimin gradual të masave të bllokimit të koronavirusit, por në spitale ata tashmë janë duke u përgatitur për valën tjetër të infeksioneve.

Disa specialistë të kujdesit intensiv po përpiqen të punësojnë një staf më të përhershëm. Të tjerët dëshirojnë të krijojnë një “ushtri” rezervë të profesionistëve mjekësorë të gatshëm për t’u vendosur kudo që të jetë e nevojshme për të punuar në reparte me pacientë të sëmurë rëndë.

Vendet europiane kanë dhënë kurse trajnimi për mjekët se si të merren me pacientët e infektuar me COVID-19, dhe tani po shikojnë mënyra për të rritur aftësimin e personelit dhe për të shmangur mungesat e punonjësve kryesorë nëse ekziston një valë e dytë.

“Ne kemi nevojë për një ushtri të kujdesit shëndetësor,” tha Maurizio Cecconi, presidenti i zgjedhur i Shoqatës Europiane të Mjekësisë Intensive të Kujdesit (ESICM), i cili mbledh së bashku mjekë nga e gjithë bota, të cilët punojnë në reparte me pacientë të sëmurë.

Cecconi, i cili drejton departamentin e kujdesit intensiv në spitalin Humanitas në Milano, thotë se stafi mjekësor duhet të jetë më fleksibël në punën që ata bëjnë dhe më të lëvizshëm.

“Nëse ka një valë tjetër të madhe, ne duhet të jemi të përgatitur të vendosim mjekë dhe infermierë nga rajone të afërta brenda Italisë. Kjo nuk ndodhi shumë në valën e parë,” i tha ai Reuters.

Shumë vende u kapën të papërgatitur nga pandemia COVID-19 në Mars dhe Prill. Por problemet dhe mungesat vazhdojnë. Për shembull, Italia mund të ketë nevojë të rritë me 50% numrin e anestezistëve, ekspertëve dhe mjekëve të tjerë që ka punuar në kujdesin intensiv, sipas shoqërisë italiane të kujdesit intensiv SIAARTI.

Në të gjithë Europën, spitalet kanë qenë duke ri-trajnuar kirurgë, kardiologë, mjekë të mjekësisë së brendshme dhe infermierë nga departamente të tjera, dhe i kanë transferuar ata në njësi të kujdesit intensiv kur është e nevojshme.

Hollanda po përpiqet të rekrutojë punëtorë më të aftë dhe shpreson të ngushtojë boshllëqet strukturore në forcën punëtore të kujdesit intensiv, tha Qendra Mjekësore Erasmus e Roterdamit, një nga spitalet më të mëdha universitare në Europë.