Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik, ka dalë në dritë, gjatë ditëve të fundit në fshatin Zgjanë të Lushnjes. Sipas arkeologëve, këto janë rrënoja të një terme (banjo) të periudhës romake të ndërtuar në shekullin e parë pas krishtit. Zbulimi ka ndodhur rastësisht nga banorët e zonës dhe për këtë menjëherë është njoftuar Ministria e Kulturës dhe drejtoria e shërbimit arkeologjik.
Pas njoftimit te institucioneve shtetërore pritet të bëhet vlerësimi i zbulimit dhe me pas të nisin gërmimet. Mendohet që kjo termë e periudhës romake ti shtohet hartës turistike të Lushnjës krahas 8- monumenteve të tjera kulturore, përfshirë Manastirin e Ardenicës, disa kisha dhe dy ura të shekullit 12 dhe 18 pas krishtit.
Edhe në fshatin Rrasë të Elbasanit ndodhi një zbulim i ngjashëm. Sëbashku me kalanë e Stan Karbunarës, arkeologët besojnë se, ky do të jetë i famshmi, degëzim jugor i rrugës Egnatia.