Reklame:

Projekti per sherbimet mjedisore, dy vendime te pamiratuara dhe COVID-19 mund te shtyjne afatin

Ashtu sikurse ka ndodhur me një pjesë të mirë të projekteve, edhe ai për shërbimet mjedisore, që mbështetet nga Banka Botërore, është ndikuar nga situata me COVID-19. Në një raport të fundit të misionit BB vlerëson se përveç situatës së pandemisë janë edhe dy vendime ende të pamiratuara në Këshillin e Ministrave që vonojnë disi procesin. Të gjithë këto elementë sipas Bankës kanë ngadalësuar ecurinë dhe me shumë gjasa projekti mbi 22 milionë dollarë që duhet të mbyllet në shtator të këtij viti do të zgjatet përtej.

“Misioni mbështetës për zbatimin i zhvilluar në mënyrë virtuale vuri në dukje përparimin e mirë të bërë në lidhje me zbatimin e granteve IPARD like për pyjet, analizën e të dhënave në terren të Inventarit Pyjor, versioni i azhurnuar i softuerit të Sistemit Informativ të Pyjeve (AlFIS) Bazën e të dhënave per pkanet e menaxhimit të pyjeve dhe kulotave dhe miratimin e  Ligjit të ri të Pyjeve nga Asambleja Shqiptare. Progresi i dukshëm bërë në fillim të vitit 2020 në zbatimin e veprimtarisë së regjistrimit dhe miratimi i vendimit  të parë të Këshillit të Ministrave (COMD) në adresimin e mospërputhjeve në zonat pyjore dhe kullotat e transferuara në 17 bashkitë e parë u ngadalësuan në dy muajt e fundit pasi mbeten edne të paaprovuar dy vendimeve të tjera. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit u angazhua në miratimin sa më shpejt të vendimeve pasi adresonin disa shqetësime dhe pretendime që Agjencia e Trajtimit të Pronave dhe Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura kishin në pyjet komunale dhe tokat e kullotave (për tu mbuluar në dy vendime).

Masat emergjente COVID-19 ndikuan në ritmin e disa kontratave në vazhdim dhe aktivitetet e planifikuara, si mbledhja e të dhënave në terren për pyjet dhe planet e menaxhimit të kullotave dhe konsultimet me komunitetet, trajnimi i stafit pyjor komunal për AlFIS, kontrollet në vend për grantet IPARD që mundësojnë autorizimin e pagesave për aplikantët dhe shpallja publike për regjistrimin e pyjeve dhe kullotave në disa komuna. Planet e rishikuara të punës për secilin aktivitet dhe mënyrat virtuale të angazhimit me përfituesit e projektit u rishikuan dhe dakordësuan gjatë misionit, por afati kohor për përfundimin e të gjitha aktiviteteve po ngushtohet shumë ccka do të bëjë që Qeveria të kërkojë një zgjatje të datës së mbylljes së Projektit” thuhet në dokument.

Projekti për shëbrimet mjedisore u bë efektiv në janar të vitit 2015 dhe kishte si datë mbylljeje shtatorin 2019 por që më pas me një rishikim u shty me një vit. Projekti përbëhet nga katër komponentë ku nga mbi 22 milionë dollarë pjesën më të madhe me mbi 10 milionë dollarë e zë komponenti i parë që lidhet me forcimin e kapaciteteve insitucionalë si dhe menaxhimi i interguar i mjedisit.