Reklame:

Keshilla per mbrojtjen e bimeve (21-30 Qershor 2020)

Keshilla per mbrojtjen e bimeve nga Prof. Ass. Enver Isufi, Ekspert në Mbrojtjen e Bimëve dhe në Bujqësinë Biologjike
Periudha 21-30 Qershor, 2020

Ditët e muajit Qershor moti parashikohet të jetë i paqëndrueshëm. Temperaturat do jene të larta, do te ketë zona me shira dhe vesa të zgjatura. Këtyre kushteve i shtohet fakti qe bimët ende janë delikate ( biomasë dhe frutat në rritje) dhe kërkojnë kujdes të vazhdueshëm. Frutat janë në rritje e sipër, e janë më rezistentë, se sa në kohën e lidhjes së tyre, para 2-3 javëve.

NË HARDHI.
Dy sëmundjet kryesore Vrugu dhe Hiri do të jënë në qëndër të vëmendjes së fermerëve. Trajtimet në këtë periudhë nuk duhet të kalojnë 8 ditë nga trajtimi ne trajtim per bujqësinë bio, dhe jo më shumë se sa 12-15 ditë nga trajtimi në trajtim në bujqësinë e zakonshme, ku fungicidet mbajnë një efekt më të gjatë.
Tenjë e hardhisë (Lobesia botrana ) do jetë në periudhën e ҫeljes së larvave), pra ky dhjetëditor do të jetë periudhë trajtimesh me insekticidet e përshtatëshme për këtë dëmtues.
Shërbime agronomike në vreshta ,me ndihmesa fitosanitare
Vazhdojnë shërbimet agronomike me vlera fitosanitare. Këtu përmendim, pastrimi i hardhive nga lastarët e tepërt në trung e lastarë, lidhja e hardhive, prerja e barërave të egra, të cilat rrisin lagështirën ajrore, dhe largimi i tyre nga mjedisi i vreshtit kufizojnë rrezikun e sëmundjeve në hardhi.

NË MOLLË
Mbrojtja e mollës nga kroma është puna kryesore. Në zonën bregdetare eshte periudha e ҫeljes së larvave të krimbit të mollës (Cydia pomonela), prandaj trajtimet për kromën të kombinohen edhe me trajtimet për krimbin.
Ne pemët që kanë prekje nga breshkëza e Kalifornisë duhet të monitorohen breshkëzat për ҫeljen e larvave. Në zonën verilindore, mund të lind nevoja për ndonjë trajtim të dytë nga breznia e parë e krimbit, nese në bllokun e mollëve ka infeksione mbi 2-3 % të frutave.