Qytetaret dhe drejtuesit e mjeteve duhet te jene te kujdesshem gjate levizjes ne rruge. Kujtojme drejtuesit e mjeteve se masat ndeshkuese shkojne nga gjoba minimale 1,000 leke deri ne kalim paraqitje ne komision çka vleresohet si mase e rende si nga ana ekonomike po ashtu edhe angazhimi kohor apo heqja e patentes.
Ky ndeshkim eshte tejet i rende per personat me angazhime pune e aq me keq biznese pasi pa mjet ne dispozicion veshtiresite jane tejet te medha.
Kujdesi ne radhe te pare ka te beje me respektimin e rregullave minimale si vendosja e rripit te sigurimit, kontrolli i dokumentacionit te duhur dhe korrekt e kontrolli i sistemit te sinjalistikes ndricuese te automjetit. Nese doni qe te mos penalizoheni tregohuni te vemendshem dhe respektoni rregullat e qarkullimit.
Mos e lini veten ne meshiren e policit qe do tju ndaloje ne rruge por sigurohuni qe te jeni ne rregull me dokumentacionin dhe respektimin e sinjalistikes rrugore e semaforeve.