Reklame:

Çmimi i patates, po demton financat e fermereve ne Kosove

Kultura e patates zë sipërfaqe të konsiderushme në Kosove duke siguruar te ardhura per shume fermere. Në Komunën e Rahovecit kultivohen mbi 220 ha me patate, ku shumica e kësaj sipërfaqeje kultivohet në ambiente të hapur.

Në fillim të muajit qershor fermerët kanë filluar shitjen e patateve në tregun vendas, por ajo çka po i dëmton ata është çmimi i ulët, i cili nuk mbulon as koston e prodhimit të kësaj kulture dhe kjo po ndodh për shkak të importit të madh të patateve nga shtetet fqinje.

Në tregun me shumicë çmimi i patates sillet nga 0.15  cent deri në 0.20 cent , ndërsa çmimi i farës për mbjellje është blerë me një çmim shumë të lartë deri në 0.95 cent. (gazetabujku)