Reklame:

Mbrojtja e Ullirit ne muajin Qershor!

Miza  e ullirit do jetë në fluturim por nuk pritet infeksion në kokërr. Pra nuk do të lind  nevoja për trajtime  me insecticide.

Për mbrojtjen nga miza, këtë dhjetëditor ka kuptim ekonomik vetëm varja e shisheve me ujë dhe plehun DAP.

Miza e ullirit është dëmtuesi kryesor në frutat  e ullirit.

  • Miza dëmton tulin e kokrrës duke paksuar sasinë dhe cilësinë e prodhimit e të vajit. Kokrrat e plagosura nga larvat e mizës  infektohen nga kërpudha të ndryshme të mykut, të cilat rrisin aciditetin e vajit të ullirit.
  • Miza e kalon dimrin në tokë në stadin e pupës.
  • Ka aktikivitet biologjik  duke filluar mbi 9 gradë  dhe  deri nën 32  gradë C
  • Në temperaturat nën 09 dhe mbi 33 gradë  C., larvat dhe vezët nuk zhvillohen. Në  kushtet e Shqipërisë  temperaturat mbi 32 gradë C. ndodhin nga mesi Korrikut der nga mesi i muajit Gusht. Në kushte kur ullishtet janë mbi ujë, kjo periudhë është periudhë e qetë për mizën e ullirit, zakonisht nuk lind nevoja për trajtime me insecticide konvencionalë.
  • Miza fillon fluturimin qysh në muajin Maj, por  nga mesi muajit Shtator deri në fund të muajit Nëntor intensiteti i mizave dhe infeksionit në kokërr rritet me shpejtësi.
  • Infeksioni në kokërr haset edhe gjatë muajit Korrik dhe  gjatë Gushtit, por pas shirave të para të Shtatorit, kushtet e motit  janë shumë të favorizuese për mizën dhe ajo në këtë periudhë zhvillon potencialin më të madh infektues.

Masat mbrijtëse ndaj mizës së ullirit

Janë dy strategji mbrojtje të ullirit ndaj mizës.

  1. Mbrojtja  duke vrarë insektet e rritur të mizës, para se ato të çiftëzohen, pra  para se  ato të bëhen pjellore.
  1. Metoda e vrasjes larvave me insecticide direkt në kokërr.

Kohët e fundit dominon strategjia  e parë, domethënë ajo e kufizimit të popullatës  së mizës  së ullirit me një kompleks metodash, të cilat vrasin insektin e rritur, kjo sepse këto metoda janë më të lehta në përdorim dhe janë më ekologjike.

 Praktikat që vrasin insektin e rritur të mizës janë :

Gracka kapëse  me plehun DAP.

Shishe uji 1.5 litërshe  mbushen me ujë  deri  afër qafës së shishes. Në këtë shishe  hidhet 1-2 lugë buke të plehut DAP(Diamon fosfat) Gjatë fermentimit të DAP-pit, formohet një thartirë, e cila tërheq mizën. Shishes me tretësirë ujë plus DAP, i happen katër vrima në qafën e shishes. Vrimat hapen me tel të nxehtë, deri në 0,4 mm diametër. Në vend të DAP, në shishe me ujë mund të futet edhe peshku i prishur.

Uji i shisheve ndrrohet sipas rastit, një herë në muaj.

Përdorimi i insekticidit  Sukses 0,24.

Ky insekticid ka cilësi të tërheqë  dhe ta vrasë mizën. Produkti ka protein, e cila e tërheq mizën, dhe insekticidi biologjik SPINOSAT e vret mizën. Ky produkt përdoret çdo 20 ditë duke filluar nga fundi muajit Qërshor  dhe më pas.

Më këtë produkt për ҫdo  bimë ulliri  përdoret vetëm 300 mililitra trëtësirë. Me një pompë 20 litërshe spërkaten rreth 60  pemë ulliri. Spërkatet vetëm një e katërta e kurorës  së ullirit.

Spërkatet një  ulli po, një jo, ose mundet të spërkatet çdo ulli, kur kurorat e ullirit  janë të mëdha.

ECO-Trapet.

Edhe këto kanë veprim që e tërheqin mizën dhe e vrasin atë.

Pakoja e blertë e ECO-Trapit ka disa elementë.

  1. Pako jeshile e cila është e zhytur ne Deltametrine (Decis) dhe ajo vret mizën ku bien në kontakt me të.
  2. pako  e blertë ka brenda  krypë amoni, e cila  tërheq edhe mizat femra edhe mizat meshkuj,
  3. Pakoja e blertë ka të ngjitur edhe një ampulë të bërdhë me hormonim e mizës femër, e cila e tërheq mizën  që ajo të  bjerë  në  kontakt me pakon e blertë.

KUJDESI Parë:

Pakoja e blertë shpohet me gozhdë që avujt e kripës së amonit  të  dalin në mjedisin e ullishtes.

Ampula e bardhë e feromonit shpohet me një thumb, që ti japi mundësi  hormonit të mizës femër të dali mjedisin e ullishtes për të tërhequr mizat pranë pakos helmuar me  insekticidin Decis.

KUJDES I Dytë:

Këto masa kanë si objektiv të vrasin mizat para  se sa  ato të çiftëzohen dhe të bëhen pjellore. Nëse femrat e mizave janë pjellore, ato shkojnë vendosin vezë në kokrrat e ullirit dhe prania e këtyre masave nuk i pengon.

Duhet pasur parasysh edhe kultivari i ullirit dhe kushtet e kultivimit dhe nëse gjatë verës ka ose jo shira.

Në ullishtet me kultivarë si grupi Frantoj dhe ullijtë e tavolinës infeksioni fillon më heret, e për pasojë masat mbrojtëse duhet të fillojnë më heret.

Gjithashtu nëse ullishtja është nën ujë, infeksioni fillon më heret dhe   përqindja e prekjes  së frutave është më e lartë.

Monitorimi i ecurisë së  fluturimit të mizës së ullirit 

Metodat e mësipërme si objekt kanë vrasjen e insekteve të rritur të mizës, na duhet të dimë se si është situata me insektet  e mizës në ullishtet tona.

Ky monitorim realizohet me anën e disa metodave.

  1. Me kartona te verdhë plus kripën e amonit
  2. Me kartona të verdhe plus ampulën e feromonit
  3. Me gracka me ujë  dhe plehun DAP

Ecuria e fluturimit të mizës na ndihmon edhe për marjen e masave mbrojtëse me insecticide konvencional.

Kur do të përdorim insecticide konvencional na duhet edhe infeksioni I larvave të mizës në kokërr.

Që insekticidet të japin efekt duhetqë preparatet të përdoren kur dominojnë larvat e sapoçelura, dhe jo kur dominojnë larvat e rritura.

Organizimi i rrjetit të monitorim-sinjalizimit

Ngritja e pika të monitorimit të insektit të rritur dhe të infeksionit të larvave në kokërr janë me rëndësi për të informuar në kohë ullishtarët për marjen e masave në kohën e duhur, kjo sipas strategjisë që  do të përdorim.

Breshkëza e ullirit (Saisetia olea)

Nga data 15 Qërshor filloi ҫelja e larvave të breshkëzës nga breshkëzat femra.

Biologjikisht është koha ideale për fillimin e trajtimeve, por vetëm nëse arrinë kufiri kritik ka kuptim një trajtim me insekticide. (Lexoni artikullin mbi breshkezen e ullirit, postuar ne mesazhet e mepershme.

Nëse ka pëmë që janë prekur, trajtohen vetëm ato dhe jo i gjithë blloku i ullishtes.