Reklame:

Produkte pa vule dhe certifikate veterinare – AKU asgjeson 60 kg fileto pule, 187 kg mish dhe mbi 1 ton ushqime te pasigurta per konsum

Trupat inspektuese të AKU-së gjatë 24 orëve të fundit kanë kryer 619 inspektime në garantim të sigurisë ushqimore dhe monitorime në kuadër të Task-Forcës Anti-Covid.

Sipas njoftimit gjatë monitorimeve janë vendosur 6 masa administrative, përkatësisht: një masë administrative për moszbatim të protokollit të sigurisë anti-covid, 4 masa për tregtim mishi pa vulë dhe pa certifikatë veterinare si dhe një masë për tregtim produktesh me afat të kaluar përdorimi.

Si rrjedhojë e tyre AKU bën me dije se u bllokuan 60 kg fileto pule dhe 187 kg mish me destinacion asgjësimin e tyre si dhe me kërkesë të vetë subjektit është asgjësuar një sasi produktesh ushqimore prej 1.133 ton të konstatuara të pasigurta për konsum human.

Sipas AKU u morën 71 mostra kryesisht në monitorim qumështi dhe në fruta perime për mbetje pesticide.