Reklame:

Kembet e ures se dyte me te vjeter ne Shqiperi – Nje pasuri arkeologjike e lene ne harrese

Kjo që shikoni është njëra nga këmbët e urës më të vjetër në territorin e Bashkis Divjakë.
Ura daton në shek. II-I p.e.s. dhe është e dyta për nga vjetërsia në territorin e Shqipërisë.
Deri me sot nuk është përfshirë në asnjë guidë turistike shqiptare apo të huaj.

Kjo sepse infrastruktura e papershtatshme dhe mungesa e tabelave e ben te pa aksesueshem nga vizitoret.

Ura ndodhet ne afërsi të fshatit Sulzotaj. Është ndërtuar mbi lumin Shkumbin dhe lidhte Dyrrahun me Apoloninë.

Eshte nje nga thesaret e Parkut Kombetar Divjakë-Karavasta.  Pikerisht per kete thesar te zbuluar nga AdZM Fier ka bere edhe nje postim drejtori Ardian Koçi. ku thekson nevojen per investime per ta bere te aksesueshme kete pasuri historike te vendit.

Nje nga thesaret e Parkut Kombetar Divjakë-Karavasta.Kembet e urës romake te shekullit te II p.e.s.Ajo lidhte rrugen…

Gepostet von Ardian Koci am Mittwoch, 24. Juni 2020