Reklame:

NOA, Partneri financiar per investime te sigurta ne bujqesi

Kushtet e persosura te klimes te vendit tone e bejne bujqesine e vendit te jete konkuruese ne krahasim me vendet e rajonit si per cilesine por edhe per hershmerine e daljes ne treg.

Por ky favor gjeografik kerkon edhe investime ne teknologji ne ndertimin e ambieteve te mbrojtura per kultivimin e fruta-perimeve dhe mekanike bujqesore. Mbeshtetja financiare qe ofron institucioni financiar NOA eshte nje mundesi e arte per fermeret.

Ne studiot e radio Lushnja ne emisionin Agronews per te treguar mbi konsulencen dhe mbeshtetje qe ofron NOA te ftuar ishin Z. Ardian Danellari, Drejtor i Agrobiznesit ne NOA per qarkun e Beratit si dhe Z. Dhimiter Qorri, Eksperti i mirenjohur i bujqesise dhe specialist prane AREB per rajonin e jugut.

Eksperti i larte i bujqesise z. Qorri theksoi se menyra e kultivimit dhe teknologjia e perdorur per serat kane ndryshuar shume ne keto 20 vitet e fundit. Vetem ne vitin 2019 siperfaqet e kultivimit te perimeve ne sera jane shtuar me 10 %.
Fermereve u duhet te implementojne teknologjite dhe modelet e reja te serave per te dhene nje rendiment te larte te perimeve por dhe me nje cilesi ne standardet europiane, sic eshte standarti Global-Gap.
Ne fakt eshte nje risi qe NOA sjell ne kete bashkepunim me akademiket me te mire ne bujqesi si pjese e konsulences qe ky institucion ofron per agrobiznesin. Fermeret kane nje mundesi te mire per te investuar duke patur nje partner si NOA.

Ardian Danellari, Drejtor i Agrobiznesit per qarkun e Beratit pohoi se proceduarat lehtesuese per fermeret qe NOA ka vendosur ne procedurat e saj te kreditimit jane nje mundesi shume e mire per fermeret per te kryer investimet e nevojshme ne parcelat e tyre bujqesore duke patur edhe nje asistence nga specialistet me te mire te bujqesise.

Fermeret nisin te paguajne kestet kur fillon cikli i shitjeve te prodhimit te tyre duke iu dhene nje lehtesim financiar teper te madh. Ndiqni emisionin e plote: