Reklame:

Sektori i Ri ne Rremas probleme me ujin e pijshem

Situata e ujit te pijshem ne Sektorin e Ri apo Adriatik siç e njohin nje pjese e njerezve ne bashkine Divjake nis te shfaqet sapo rriten temperaturat.
Qe nga krijimi i tij kjo qender banimi me 4 pallate parafabrikate me 150 famije, ju shtua hartes gjeografike te Lushnjes si nje pjese e popullimit dhe vendosjes se banoreve te shperngulur nga zhvillimet ne veprat e ndryshme si hidrocentralet dhe popullata e zhvendosur sistemohej diku tjeter.

5 km nga Bedati dhe 9 km nga Rremasi si qender administrative pas ndryshimit te sistemit dikur, sot ky komunitet ne ekstremin jug-perendimor te bashkise Divjake ka nje mal me probleme.
Rrudhja e popullates nga ndryshimet politike dhe hapja e kufijve solli fluksin e pare te largimit. Te rinjte largohen ne emigracion ose pas studimeve nuk kthehen me ne vendlindje per shkak te mjaft mangesive si nga infrastruktura po ashtu edhe nga mungesa e ujit te pijshem dhe mungesa e hapesirave per punesim e mireqenie apo sherbime te tjera qe sigurisht nuk jane si ne qendra te medha banimi, perfshi edhe largesine nga qendrat urbane.

Shkolla eshte mbyllur prej 5 vitesh dhe nxenesit e paket duhet te shkojne ne Rremas. Kopeshti e çerdhja duket se do te mare zgjidhje se shpejti pasi mungesa e nje ambjenti te pershtatshem ka bere qe afro 15 femije te gjejne zgjidhje ne Rremas, Bedat apo ne familjet e tyre.

Amortizimi i shkolles pas termetit e ka beret e rrezikshme e per pasoje te paperdorshme si objekt edhe per kopesht per femije.


Banoret jane organizuar dhe do te sigurojne vete ambjentin me qellim rregullimin dhe pershtatjen e tij per femijet pasi e shohin si mjaft te rendesishem edukimin e femijeve para se ata te hyjne ne bankat e shkolles.

Emigracioni, Blegtoria dhe Peshkimi jane tre shtyllat mbi te cilat kane ngritur ekonomine dhe punesimin banoret e kesaj zone. Turizmi i cili duhet te zinte nje pjese te mire te punesimit dhe te ardhurave nuk ka patur zhvillim edhe pse plazhi e deti ne kete zone jane te virgjer.

Rruga per ne Sektor ne pjesen me te madhe eshte cilesore dhe kjo ka lehtesuar levizjen e njerezve dhe te mallrave. Duket qe kjo nuk ka mjaftuar per te nxitur investime ne kete kend te larget te Divjakes.
Kohet e fundit ka patur interes ne rritje per investime ne zonat rreth sektorit nga biznese potenciale, por duket se kjo do te mare kohen e saj.
Bashkia Divjake ka investuar duke siguruar linje ujesjellesi te dedikuar per sektorin e cila kalon ne tokat e fermereve per te shkurtuar distancen nga burimi. Pikerisht kjo qe u duk si zgjidhje ne vitin e pare te investimit, tashme eshte kthyer ne problem per 40 familjet e mbetura ne sektor.

Banoret ne tokat e te cileve kalon ujesjellesi kane nderhyre ne linjen kryesore per te vaditur tokat e tyre gjate thatesires dhe kjo ka filluar te reduktoje ndjeshem sasine e ujit qe mberrin ne çesmat e banoreve.

“Keto jane ditet e para te te nxehtit dhe uji po vjen i reduktuar” – shprehet Ganiu, nje nga banoret –ndersa ne ditet ne vijim sasia e ujit do te jete shume e paket dhe ka dite qe nuk vjen fare”.

“Nuk eshte aspak e veshtire per te sigururar ujin ne cesmat tona nese strukturat vendore gjejne gjuhen e bashkepunimit mes tyre”. – shprehet Eduart Kishta, kryeplaku u fshatit.
– “Kostoja me e madhe ishte ndertimi i ujesjellesit dhe ndalimi i disa abuzuesve nuk mund te penalizoj nje fshat te tere”. Shqetesimit te banoreve ju bashkohet edhe ai i disa investitoreve sezonale te cilet çdo vit shpresojne ne ndyshimin e situates per te bere investime me serioze me qellim rritjen e numrit te pushueve te cilet me pas te kthehen ne turiste e akoma me tej ne prenotime me dite te tera qendrimi. Restorantet e kesaj zone ofrojne prodhime deti te fresketa dhe mjaft cilesore.
“Sot duhet te bejme ato qe nuk kemi mundur te bejme me pare pasi do te na mallkojne femijet per cfare ju kemi ofruar dhe sa kemi investuar per ta dhe te ardhmen e tyre” – shprehet Skender Kishta i cili na shoqeroi ne “turin” tone duke na informuar me hollesi mbi gjithe situaten.
Agronews.al