Rezultatet dhe çmimet më të mira dalin kur këto kultura perimore kultivohen në ambietet e mbrojtura, të cilat kontribuojn në të ardhura të kënaqshme për fermerët tanë.
Prodhimtaria e integruar bujqësore është sistem që merret me prodhimin e ushqimit me cilësi të lartë, duke i shfrytëzuar burimet natyrore dhe mekanizmmat tjerë rregullues.
Sipas kësaj, menaxhimi dhe qarkullimi bimor në këto ambiente luajn rol të rëndësishëm në prodhimtarin bimore, pasi që shumica e fermerëve praktikojn një gjë të tillë dhe kjo padyshim i bënë ata më të konkurent në treg.
Ne Kosove drejtuesit e institucioneve bujqesore kryejne vizita dhe kontrolle te here pas hereshme ne parcelat ku kultivohen domatet dhe specat më cilësore që tregtohen në tregun vendor.
Për të parë nga afër punët që po zhvillohen në këto parcela, Drejtori i DPBZHR-së Berat Duraku së bashku me nënkryetarin Z. Fatmir Iska, kanë vizituar fermerin i cili me përkushtimin dhe punën e tij në prodhimtari, arrin të mirëpres të ardhura të mira për gjithë familjen e tij.
Investimet e duhura sjellin rezultatet të cilët ndikojn në përmirësimin e kushteve më të mira në ekonomitë tona familjare.