Investimi qe po kryehet ne sistemin e vaditjes se tokave bujqesore ne Myzeqe diten e sotme ne segmentin qe kalon ne fshatin Çukas ka patur edhe nje inspektim rutine nga Kryeminstri i vendit.
Bujar Çela, Deputet i Qarkut te Fierit nje nder shoqeruesit e Kryeministrit ne inspektimin e punimeve per rehabilitimin e 44 km kanale, deklaroi se kjo veper eshte realizuar ne masen 85%. z. Çela nuk e mohoi faktin e gazetarit Bylykbashi se pavaresisht investimit ka segmete ne te cilat uji nuk arrin te shkoje ne parcelat e fermereve.
–“Asgje nuk mund te quhet te perkryer, eshte nje investim madhor i cili nis nga rezervuari i Thanes dhe shkon deri ne Bashkine Divjakes dhe natyrisht mund te kete dhe problem” – deklaroi deputeti Çela
Problemit te infrastruktures rrugore ne zonen e kodres te cilat jane lene ne harrese duke mos u perfshire ne asnje projekt per rikonstruksion apo qofte edhe per riparimin e segmenteve problematike Deputeti deklaroi se investimet ne infrastrukture kane shkuar aty ku kane impaktin me te madh ekonomik.
“Kjo qeveri dhe te gjithe qeverite i kane borxhe sektorit te blegtorise” – deklaroi Bujar Çela
Sipas tij blegtoria eshte nje sektor shume i veshtire dhe kerkon nje mbeshtetje me te madhe. Ndiqni intervisten e plote.