Reklame:

Parashikimi i Motit/ I nxehti Afrikan pushton Shqiperine, temperatura deri ne 40 grade

Për të gjithë ju që do të nisni pushimet këtë javë pranë detit, ju presin orë të gjata plot diell, ndërsa ju që preferoni shëtitje në mal në formë të izoluar gjatë orëve më të nxehta do të shfaqet shiu si në tabelë.

Sipas parashikimeve te Sherbimit Meteorologjik Ushtarak Mesdheu do të përfshihet nga një valë të nxehti Afrikan që do të sjellë me vete temperatura të larta dhe zagushi. Era do të mbizotërojë veriperëndim dhe jugperëndim e lehtë e mesatare në bregdet, duke sjellë valëzim të forcës 2 ballë.
Ju urojmë një javë të mbarë dhe kujdes nga rrezet e forta të diellit!