Informacioni çdo dite po tregon se eshte faktor percaktues dhe mjaft i rendesishem ne çdo fushe, por per fermerin kjo perkthehet ne perfitim ekonomik, mundim me i vogel ne punet e perditeshme dhe lehtesim ne investimet dhe vazhdimin e aktivitetit te tyre te mundimshem dhe shume pak te vleresuar nga qeveria dhe ministria e linjes.|
Programi IPARD II i bashkëfinancuar nga qeveria shqiptare dhe BE, me një total financimi prej 94 milionë euro ka transformuar zhvillimin e sektorit të bujqësisë në vendn tonë në shumë drejtime biznesi dhe ka nxitur punësimin e të rinjve.
Mnistria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, po përgatitet të hapë thirrjen e tretë në programin IPARD II, pas realizimit me sukses të dy thirrjeve të para të këtij programi që financon nga 50-70% të vlerës së investimit për tre masa mbështetëse: Investime në fermë, agropërpunim dhe agroturizëm.
IPARD eshte skema e financimit nga BE qe ka per qellim nxitjen e investimeve ne sektorin bujqesor si dhe ofrimin e asistences per te gjitha rastet e nevojshme. Ne thirrjen e dyte e cila u mbyll ne 15 janar 2020 aplikuan 371 fermere, kerkesat e te cileve po vazhdojne te shqyrtohen pas nj pauze si pasoje e pandemise.
Aktualisht Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, (AZHBR) zbatuese e këtij Programi po punon krahas shqyrtimit të e 371 aplikimeve me një kërkesë për fond prej 82.4 milionë euro, edhe për hapjen e një thirrje tjetër, përtej pritshmërisë pozitive të zbatimit të IPARD për thirrjen e Tretë në mbështet të masave të reja mbështetëse për fermerët.
Numri i paket i fermereve aplikues duket se ka krijuar nje ngerç mes donatoreve dhe specialisteve te IPARD te cilet kane ndermare nje tur takimesh ne terren per te pare e sqaruar nga afer gjithe problematiken dhe menyren e zgjidhjes.
Diten e premte ora 10 ne ambjentet e Agroservis ne Lushnje (ish SMT-ja) do te organizohet nje takim informues mbi projektin IPARD.
Perfaqesues te IPARD prezent ne kete panel do te informojne te gjithe personat e interesuar mbi kushtet per pjesemarrje dhe rregullat e aplikimit ne projekt.
Te gjithe personat e interesuar fermere, blegtore, grumbullues, tergetues e perpunues jane te lutur te behen pjese e panelit per diskutim dhe marrje informacioni te cdo natyre lidhur me kushtet dhe perfitimet.
Agonews do ta ndjeke nga afer kete takim duke ju informar rreth natyres dhe problemeve te trajtuara.
Kujtojme se takimi mbahet diten e premte dt 3 korrik ora 10 ne ambjentet e Agroservis (ish SMT-ja) Lushnje