Kultivimi i rrushit ne ambjente te mbrojtura eshte nje risi qe cila po ecen me ritme te shpejta ne shqiperi. Hershmeria e produktit qe jep kultivimi ne sere ka nje cmim teper te larte ne treg dhe ne kete menyre edhe te ardhura te kenaqshme per fermeret.
Por natyrisht qe kerkon shume pune dhe nje ndihme keshillimore nga specialiste dhe agronom te fushes per te arritur nje rendimet te mire me cilesi dhe standartet e kerkuara per eksport.
Nje nder fermeret qe kultivon rrushin ne sera prej 5 vitesh eshte Besnik Kasapi nga Lushnja.
Ai shprehet teper i kenaqur nga fitimi qe rrushi Victoria i jep atij. Suksesi eshte i lidhur me bashkepunimin e ngushte qe Besniku ka me Specialistin e Bujqesise prane AREB Dhimiter Qorri.
Keshillat e specialistit dhe respektimi i tyre nga Besniku ka bere qe kete vit rendimenti te jete teper i kenaqshem si asnje vit me pare.
Mbi te gjitha i gjithe produkti eshte i shitur te firmat qe kryejne eksportet e fruta-perimeve. Gjithashtu gjate sezonit te dimrit sera kultivohet me laker, nje kulture kjo qe i ka rritur te ardhurat e Besnikut pasi tregun e ka te sigurte.
Ndiqni videon: