Reklame:

“Romir” shpk – Nis “lumin e shalqinit” drejt vendeve te rajonit

Ramir Hasa grumbullues dhe exportues ne Mize bashkia Divjake, ka 10 vjet qe ushtron aktivitetin ne tregun e exportit te fruta perimeve. Kompania e tij “Romir” shpk grumbullon dhe exporton te gjitha prodhimet e zones gjate gjithe vitit. Aktualisht prodhimi qe lulezon eshte shalqini. Sot magazina vlonte nga puna dhe zerat e djemve te rinj te zones te cilet grumbullonin e ambalazhonin shalqinin me 20 lek/kg dhe per kete Ramiri shprehet me keqardhje  –“Skemi çte bejme, ky eshte tregu”. “Askush nuk mund te nderhyje te ule apo ngreje çmimet sipas deshires”.

Ka nje burse dhe pavaresisht se Shqiperia nuk ka burse per cmimet e produkteve bujqesore, ka referenca nga cmimet e vendeve qe kerkojne mallin dhe deri ne cfare cmimi ofrojne ta blejne. Kerkesa dhe oferta ne varesi te sasise dhe cilesise por vecanerisht te konkurences nga vendet si Turqia dhe Greqia, jane elementet qe percaktojne çmimin. Ramiri punon kryesisht me rajonin, Kosoven, Malin e Zi, Bosnjen e Serbine apo Maqedonine.


Pyetjes se Agronews se perse nuk tenton te futet ne vendet e BE, Romiri pergjigjet se ato kerkojne standarte te larta dhe siguri ushqimore çka ne e kemi te veshtire per ta siguruar.

Kjo per shkak se malli grumbullohet ne kushte njohje dhe jo analizash te sigurta nga cdo fermer nuk me jep siguri mua dhe une tjua percjell bleresve te çdo niveli.
8 punetore, djem te rinj te zones marin rrogen gjate gjithe vitit tek “Romir” shpk. Vitin 2019 “Romir” shpk e mbylli me nje bilanc prej mbi 500 kamione exporti ne rajon e me gjere mesatarisht 1,5 kamione cdo dite ose 36 ton per cdo dite ose rreth 13,000 ton.
Pyetjes se agronews se cilat jane problemet me te medha qe jane pengues ne aktivitetin e tyre Ramiri pergjigjet se eshte subvencionimi. Skema aktuale per te kompensuar fermerin nuk eshte e duhura por duhet te behet nepermjet subvencionimit te drejteperdrejte tek fermeri. Ngritja e nje pike doganore ne Lushnje do ti vinte shume ne ndihme biznesit, veçanerisht exportuesve te sektorit bujqesor.

Shifrat e vitit 2019 tregojne rritjen e aktivitetit te pikave te grumbullimit dhe exportit ne Lushnje e Divjake ku per çdo dite jane exportuar drejt vendeve te ndryshme 22 kamione me prodhime bujqesore. Rritja e kontrollit te origjines se produktit nga fermeri tek konsumatori eshte shume i rendesishem.

Per Ramirin ishte urgjente ngritja e nje laboratori per te disiplinuar abuzuesit dhe rritur kontrollin ndaj prodhimeve bujqesore me ngarkesa ne pesticide dhe plehra kimike. Vetem nepermjet ketij kontrolli ne do te sigurojme shitjen e produkteve ne tregje te BE duke siguruar treg me cilesor dhe cmime me te favorshme dhe stimuluese per te gjithe nga fermeri deri tek konsumatori.
Perfituesi me i madh nuk eshte grumbulluesi apo eksportuesi siç flitet lart e poshte, por shteti i cili fut ne xhepin e tij te ardhura nga tatimet dhe taksat, duke mos dhene asgje per bujqesine apo duke dhene shume pak ne raport me ate çfare jep sektori me i pambeshtetur dhe braktisur, Bujqesia.
Agronews.al