UNDP dhe GEF jane duke vazhduar trajnimet e stafeve te AdZM-ve ne te gjithe Shqiperine per te matur Efektivitetin e Menaxhimit te Zonave te Mbrojtura. Nje pyetesor ne portalin (akzm.net) METT (Mjet i Vleresimit te Efeksivitetit te Menaxhimit), i cili jep nje vleresim te performance se cdo AdZM duke nxjerre ne pah te gjithe problematikat dhe nevojat qe kane keto zona dhe stafet e tyre.
Perfaqesues ne UNDP ishin sot ne Parkun Kombetar Divjake-Karavasta ku zhvilluan nje trajnim per stafin e AdZM-Fier ne plotesimin e te dhenave ne portalin i cili do te jete nje pike referimi per te gjithe parqet e mbrojtura ne shqiperi, ku i integruar eshte edhe pyetesori METT.
Nisja e pare e ketij projekti daton ne vitin 2007 ne Parkun Kombetar te Prespes dhe rezultatet e pyetesorit ne vite kane ardhur duke u permiresuar dhe ne kete menyre duke rritur efektivitetin e menaxhimit e te mbrojtjes se natyres.
Perfituesit kryesore te ketij projekti nga UNDP dhe GEF jane adminstrata e ZM-ve, AKZM, Ministria e Mjedisit dhe institucionet dhe organizmat e tjera te interesuara per nje sistem te harmonizuar te raportimit te vleresimit te ZM-ve. Ky instrument raportimi mundeson informacion me te dhena te qendrueshme, duke lejuar monitorimin ne kohe e hapesire te performances se punes.