Udhezimi i Ministrise se Arsimit, Sportit dhe Rinise per fillimin e regjistrimeve nga dt 1 – 15 korrik ka angazhuar stafet pedagogjike te çdo shkolle ne Repupliken e Shqiperise.
Sot filluan regjistrimet e klasave te para per vogelushet qe do te ulen per here te pare ne bangat e shkolles si edhe per nxenesit e klasës së 10-të te cilet kalojne nga sistemi 9-te vjecar ne ate te mesem.
Gjimnazi 18 tetori nje nga shkollat elite ne Shqiperi, vleresuar disa here nga MASR si shkolle me rezultate te larta dhe nxenes te cilet kane mare medalje dhe kane perfaqesuar vendin ne olimpiada e konkurime te nivelit nderkombetar, ka nisur regjistrimet.
Stafi pedagogjik me mesues te nivelit te larte te mesimdhenies e profesioniste te sprovuar fton te gjithe nxenesit se mund te paraqiten per regjistrim çdo dite nga ora 8 – 12. Drejtoria e shkolles ka mare te gjitha masat per te siguruar nje proces te sigurt sa i perket udhezimeve te autoriteteve shendetesore dhe që ky proces do të vazhdoje deri në dt. 15 korrik.
Tradita e fituar dhe rezultatet pozitive nder vite te gjimnazit 18 Tetori, jane nje mundesi e mire per te gjithe nxenesit qe deshirojne te sigurojne arsim cilesor, duke realizuar endrren e tyre per te vazhduar studimet e larta dhe per tu diplomuar ne profesionin e deshiruar.