Reklame:

Shqiptaret me besimin me te ulet ne Rajon tek prodhimet vendase

Prodhimi vendas nuk gëzon besimin masiv të shqiptarëve, ndryshe nga sa ndodh në Rajon, ku qytetarët në përqindje të larta janë pro konsumit të produkteve vendase.

Pavaresisht se pjesa me e madhe e prodhimeve bujqesore te vendit tone eksportohen ne vendet e te gjithe botes duke plotesuar te gjitha standardet e kerkuara shqiptaret nuk u besojne produkteve vendase. Nga kjo ankete duket se konsumatori vendas ka nje mendim ndryshe me ate Europian dhe Amerikan, ndoshta edhe me te drejte pas disa rasteve qe trumbetohen ne media per disa abuzues te papergjegjshem te cilet shkaterrojne mundin dhe djersen e te gjithe fermereve fisnike shqiptare te cilet edhe pse ne kushte mbijetese vazhdojne te punojne token.

Një anketë e Barometrit të Ballkanit 2020 e realizuar nga Këshilli i Koordinimit Rajonal gjeti se vetëm 65 shqiptarëve zgjedhin që të konsumojë prodhime vendase, kundrejt 32 për qind që dëshirojnë të konsumojnë prodhime nga Europa Perëndimore.

Në vendet e tjera ballkanike preferencat janë për prodhimet vendase. Sipas anketës 91 për qind e boshnjakëve preferojnë të konsumojnë prodhimet e tyre. Në po këto përqindje preferojnë të konsumojnë prodhimet e tyre edhe Mali i Zi dhe Serbia.

Në Maqedoni kjo përqindje është më e ulët në nivelin 82% , por gjithsesi është me lartë se në vendin tonë. Kosova ka përqindjen më të ulët të besimit në konsumin e prodhimeve vendase, pas Shqipërisë ku vetëm 71 për qind e tyre preferojnë të konsumojnë prodhime vendase, kundrejt 21 për qind të tyre që preferojnë prodhime nga vendet perëndimore të Europës.

Anketa zbardh situatën jo të mirë të prodhimit vendas. Mungesa e cilësisë dhe mosrespektimi i standardeve shesh i kanë bërë konsumatorët vendas dyshues duke preferuar të konsumojnë prodhime të Europës. Shqipëria është një vend importues neto, ku pjesa dërrmuese e mallrave janë importe. Në një farë mënyrë konsumatorët janë edukuar të konsumojnë prodhime importi dhe i shohin me dyshim prodhimet e vendit.

Gjithashtu mungesa e mentalitetit të ekonomisë së tregut ka krijuar një mungesë kulture të konsumatorët, të cilët nuk e dinë se, duke blerë prodhimet e vendit e ndihmojnë më shumë ekonominë e tyre dhe cilësinë e prodhimeve shqiptare.

Përgjatë vitit 2020 besueshmëria e shqiptarëve tek prodhimet vendase është ulur me tej, po ta krahasojmë ne anketën e vitit 2019 ku, 70 për qind e konsumatorëve kishin besim në “Made in Albania”, kundrejt 65% këtë vit.