Breshkëza është një dëmtues i cili thith lëngjet e bimës së ullirit. Ajo vendoset në degë dhe degëzat e reja të ullirit, si dhe në gjethe.
Ashtu si të gjitha llojet e breshkëzave, edhe breshkëza e ullirit shkakton dëm direkt, duke thithur lëngjet e bimës, dhe dëmin dytësor me nxitjen e kërpudhave saprofite të blozave.
Breshkëzat thithin më shumë ushqim se sa asaj i nevojitet, dhe pjesën e tëpërt e sekretojnë mbi pjesët e gjelbërta të ullirit në formën e lëngjeve sheqerore.
Mbi këtë shtresë të hollë të lëngjeve sheqerore, zhvillohet miceli i kërpudhave saprofite të blozës. Këto kërpudha nuk lidhen me bimën, pra nuk thithin lëngja nga bima e ullirit, por shtresa e zezë që ato krijojnë mbi gjethe dhe degëza, dobësojnë proҫesin e fotosintezës, i cili është proҫesi, ekuacioni biokimik që përgadit ushqimet e bimës.
Shpesh dëmi indirekt është më i rëndë se sa vetë dëmi direkt mbi bimën e ullirit.
Në fotot e mëposhtme paraqiten breshkëza e rritur e cila në kurriz ka germën “H”
Shikohen vezët e saj nën guaskën e breshkëzës, shikohen gjithashtu larvat mbi gjethet e ullirit dhe breshkën e rritur të fiksuara në formë kolonish mbi degëzat e ullirit. Shikohen edhe gjethe të mbuluara nga sëmundjet kërpudhore të blozës.
Cikli jetësor (biologjia ) e breshkëzës së ullirit (S.olea)
Breshkëza e kalon dimrin si larvë e moshës së dytë ose të tretë, por edhe si femër e rritur.
Vonë në pranverë ( fundi muajit Maj) dhe fillimi verës Qërshor fillojnë e rriten breshkëzat femra dimëruese. Femrat nën guaskën e tyre prodhojnë vezët. Vezët janë ngjyrë kremi, shumë të imta, si një masë mielli. Vezët fillojnë e bëhen gati për ҫeljen e larvave.
Larvat e moshës së parë: Nga vezët dalin larvat. Larvat e sapoҫelura, lëvizin më këmbët e tyre mbi gjethe deri sa gjejnë vendin e përshtatëshem për tu ngulur për të thithur lëngjet e bimës. Larvat preferojnë të lokalizohen përgjatë damarit kryesor të gjethes. Kalojnë disa orë dhe larvat fiksohen në gjethe. Larvat e reja kanë madhësi 0,2-0,3 mm dhe me sy të zinj.
Larvat duke u rritur ndrrojnë lëkuarën. Larvat pasi rriten arrinjë një madhësi 0.6-075 mm dhe gjërsi 0, 2-0,35 mm
Larvat e moshës së dytë janë më të mëdha. 0.6-0,8 mm dhe me gjërësi të trupit të tyre 0,3-0,4 mm.
Larvat e moshës së tretë :
Në këtë moshë, fillon e duket qartë kreshta në kurrizin e larvave. Larvat e rritura tashmë marin ngjyrën kafe dhe duke u rritur më tej, marin ngjyrën e zezë. Në këtë stad larvat kanë madhësi 1-1,6mm të gjata dhe 0,5-0,8 mm të gjëra
Individët fermra kanë formë gati të rrumbullakët dhe mbi kurriz tashmë është e dukshme relieve në formën e germës “H “
Lëshimi i vezëve fillon nga fundi muajit Maj deri në Gusht, për këtë arsye hasen disa shtade brenda sezonit.
Kohëzgjatje e ҫeljes së larvave vazhdon për disa javë, në varësi të stadit që ajo ka dimëruar. Një një në periudhë dimri mbi bimë kemi stade të ndrshme të breshkëzës, ashtu siҫ e ka zënë klima e ftohtë.
- Pra kur dimëron si larvë e moshës së dytë larvat ҫlin nga muaji Korrik
- Kur dimëron në larvat e moshës së tretë, fillimi i ҫeljes së larvave të reja fillon nga mesi muajit Qërshor
- Kur breshkëza dimëron si femër e rritur, larvat ҫelin më herët, sepse femra është e gatëshmë të lëshojë vezët. (Shikoni skicën e cila është ilustruar me dorë)
Breshkëza e ullirit zhvillon një brezni në vit, por më ngrohjen e klimës , zhvillon edhe një brezni të dytë brenda vitit.
Masat Mbrojtëse
- Masat agronomike, të cilat mbajnë të ulët popullatën e breshkëzës së ullirit
- Plehërimi i ekulibruar mes NPK ka rëndësi për kufizimin e popullatës së breshkës. Teprimi me plehun azotik, nxit shtimin e breshkëzave, sepse në qelizat e ullirit rriten lëndët azotike, të cilat janë ushqim i mir për shtimin e breshkëzave.
- Krasitja e ullirit luan një rol në rregullimin e popullatës së breshkëzës së ullirit.
Pema e krasitur lehtëson depërtimin e rrezeve të diellit, të cilat vrasin larva e sapoҫelura të breshkëzës.
- Krasitjet rënda nxisin daljen e lastarëve të rinj , këto të preferuara nga breshkëzat. Këto lastarë duhet të rrallohen në kohë.Rrallimi lastarëve, i pjek ato që mbetën dhe breshka ka më pak preferencë për to.
- Mbjellja e ullirit në vende të ajrosura dhe me pak lagështirë ajrore kufizojnë breshkën e ullirit. Edhe distancat normale për kultivarët përkatës janë një masë në menaxhimin e popullatës së breshkëzës në ullishte. Dëndësi e bimëve krijon kushte më të mira për rritjen e popullatëve të breshkës.
- Shmangia e insekticideve shumë helmues, të cilët vrasin insektet e dobishme të breshkëzës së ullirit. Insektet e dobiëshëm (parazitë ose predatorë , luajnë një rol parësor në kufizimin e popullatës së breshkës. Nëse deri më sot në ullishtet tona breshka e ullirit nuk është problem serioz, kjo duhet kërkuar tek numri i madh i popullatave të parazitëve të breshkëzës në ullishtet tona.
- Masat direkte me insecticide
Kjo metodë justifikohet nëse gjatë monitorimit popullata e brëshkëzës është e madhe.
- Monitorimi fushor dhe kufiri i dëmit ekonomik
Në 10 pemë ulliri meren 200 cm lastarë ( 20 degëza nga 10 cm) me gjethe dhe numërohen larvat e breshkëzës.
Kur në 200 cm lastarë me gjethe gjenden 200 larva, ky mund të jetë sinjal për trajtime me insecticide.
- Një tregues tjetër mund të jetë 5-10 larva për gjethe.
Kur në një bllok me ullinj ka popullatë të lartë të larvave të breshkës së ullirit, zakonisht bëhen dy trajtime: trajtimi I parë me fillimin e ҫeljes së larvave dhe trajtimi I dytë me arritjen e maksimumit të ҫeljeve.Këto dy trajtime e frenonjnë popullatën dhe e paksojnë atë për vitin e ardhëshëm
Në foton e mëposhtme shikohet parazitimi i breshkëzës së ullirit nga paraziti (Scuteilista cyanea) Ky është parazit kryesor që e mbanë këtë dëmtues nën kufirin e dëmit ekonomik.