Trupat inspektuese të AKU-së kanë realizuar 655 inspektime gjatë 24 orëve të fundit në garantim të sigurisë ushqimore si dhe monitorime në kuadër të Taks Forcës Anti-Covid.
Sipas njoftimit në këto monitorime kërkohet zbatimi nga çdo biznes me përpikëri i protokollit të sigurisë kundër përhapjes së Covid -19, këshillohet për mbajtjen e maskave, dorezave dhe distancimit fizik.
AKU bën me dije se gjatë inspektime janë dhënë paralajmërime në disa biznese ushqimore, për rinovim të librezave shëndetësore, rinovim të analizave të ujit, mungesë të rrjetave mbrojtëse nëpër dritare etj. ndërsa referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 60 mostra kryesisht në monitorim të qumështit dhe në fruta-perime për mbetje pesticidesh.