Reklame:

Fluks vizitoresh ne Parkun Kombetar Divjake-Karavasta!

Parku Kombetar Divjake-Karavasta është një zonat më të bukura përgjatë zonës bregdetare të vendit tone dhe nga më të rëndësishmet në Mesdhe përsa i përket bukurive dhe vlerave natyrore.

Të shumtë ishin qytetarët që zgjodhën kete park për të kaluar fundjavën dhe temeraturat e larta qe shoqeruan keto dite. Jo vetem vizitore nga e gjithe shqiperia por edhe nga Kosova dhe Maqedonia.

Qytetarët frekuentuan hapësirat e parkut ku moren mireseardhjen e “Xhonit” pelikanit kaçurrel, Qendren e Vizitoreve, kullen 360 grade, shetitjet me varka dhe te gjithe atraksionet e tjera turistike, historite dhe kulturore ne PKDK. Natyrisht pas shetitjeve dhe plazhit nuk mund te mungoje ushqimi i fresket dhe tradicional ne restorantet e zones.
Ajri i pastër, freskia e pishave, dhe vlerat kurative te reres dhe detit jane nje burim i madh energjie qe e merr vetem ketu.

Parku Kombetar Divjake-Karavasta ka një shumëllojshmëri habitatesh, delta lumenjsh, laguna, duna ranore, bimësi e egër, pylli me pishë të butë dhe të egër e cila eshte strehe per 245 lloje shpendesh, gjitare dhe gjallesa te tjera.