Reklame:

Peshkimi pa kriter rrezikon Pelikanin Kacurrel ne lagunen e Karavastase

Parku Kombetar Divjakë-Karavasta fale moratoriumit te gjuetise dhe punes se mire te stafit ne ruajtjen e specieve ka krijuar nje model per t’u ndjekur edhe ne zona te tjera te mbrojtura te Shqiperise ne konservimin e pasurive dhe vlerave natyrore.
Por edhe pse ka shpetuar nga gjuetia e paligjshme, laguna e Karavastase nuk ka shpetuar nga peshkimi pa kriter ne lagune, i cili duket se rrezikon te largoje shpendet qe aty, po njesoj si gjuetia.
Pavaresisht punes dhe investimit qe behet per te rritur numrin e pelikanit kacurrel ne Lagune, mungesa e ushqimit si pasoje e peshkimit pa kriter do te sjell largim te tyre nga kjo lagune e cila eshte e vetmja ku riprodhohet kjo specie.

Nje pelikan ka nevoje per afersisht 1.5 kg peshk ne dite por dobia e “peshkimit” qe ben pelikani Kacurrel eshte se ai kap vetem peshqit e semure te cilet qendrojne ne ujrat siperfaqesore. Ne kete menyre behet edhe seleksionimi i peshqeve ne lagune. Autoritetet kontrolluese dohet te intensifikojne kontrollet dhe shoqatat e peshkimit duhet te veprojne qe peshkimi te behet ne sezonet e caktuara pa demtuar proceset e riprodhimit te peshqve ne lagunen e Karavastase.

Peshkataret duhet te ndergjegjesohet dhe te kryejne peshkim sipas rregullave te percaktuara ne menyre qe mos te demtohet asnje specie zinxhirit ushqimor.