Reklame:

Hollanda i kerkon BE-se uljen e kafeines ne shtesat ushqimore – “Demtojne shendetin e njeriut”!

Sipas një studimi, ata që konsumojnë këtë lloj pije rrezikojnë të tejkalojnë kufijtë e rekomanduar nga EFSA. Dhe si pasoje kanë probleme me hipertension, dhimbje koke dhe shqetësime.
Këto janë disa nga efektet në shëndetin e njeriut që mund të shkaktojë konsumi i tepërt i shtesave ushqimore që përmbajnë kafeinë, sipas një studimi të Rivm , institutit holandez për shëndetin publik.

Një studim i cili bëri që qeveria e Hollandës të kërkojë nga BE që të vendosë kufij në praninë e kafeinës në shtesat ushqimore, përfshirë ato që përdoren nga atletët dhe entuziastët e fitnesit për të përmirësuar performancën e tyre dhe ato të përdorura nga njerëzit për të qëndruar zgjuar, përqëndruar ose humbjen ne peshë.

Deri më tani, nuk ka kufij të tillë. Referenca e vetme është një rekomandim nga EFSA, agjensia e BE për sigurinë e ushqimit, e cila ka vendosur një sasi maksimale të kafeinës sipas grupmoshave të ndryshme. Për të rriturit, një sasi e konsideruar e sigurt për shëndetin është midis 4 dhe 6 gota kafe në ditë.
Një sasi që ata që konsumojnë shtesa ushqimore ka të ngjarë të tejkalojnë kete sasi. «Përveç shtesave ushqimore, njerëzit marrin kafeinë përmes ushqimeve të ndryshme si kafeja dhe çokollata.

Kombinimi i kafeinës që përmbahet në këto ushqime me atë në shtesat ushqimore mund të bëjë që kufiri i kafeinës që konsiderohet i sigurt për shëndetin të tejkalohet shumë më shpejt ”, shpjegon Rivm.