Reklame:

Zjarri shkrumbon fabriken e arkave te drurit ne Lushnje

Stina e nxehte dhe temperaturat e larta krijojne rrezik per zjarre ne çdo pakujdesi nga njeriu. Masat e mara per nderhyrje automatike nga nje sistem antizjarr ne çdo objekt jane te domozdoshme. Per kete kujtohemi kur eshte vone si ne rastin e ketij biznesi ne Lushnje.

Zjarri i rene nga ora 6 e mengjesit ka angazhuar 4 mjete zjarrfikese nga te cilat 2 te Lushnjes, 1 e Divjakes dhe 1 e Rrogozhines sebashku me 22 forca zjarrfikese nga te tre repartet.

Per gati 6 ore zjarrfikesit kane luftuar me flaket per te eleminuar çdo vater te fshehur ne materialet prej druri qe perdoreshin si lende e pare nga biznesi. E ndodhur midis Eldon Park dhe Agroservis ku ka edhe disa familje, rreziku behej me i madh nga zjarri i pakontrolluar.

Reparti prodhonte arka prej druri dhe zjarri shkaktoi vetem deme materiale. Policia e shtetit dhe specialistet e krimit po punojne per zbardhjen e ngjarjes dhe zbulimin e shkakut te zjarrit.

Sigurimi i prones eshte zgjidhja me e mire per çdo biznes, veçanerisht ato me rrisqe te larta zjarri per shkak te natyres se lendes se pare me rrisk te larte zjarri. Duket se biznesit i kane munguar edhe mjetet e emergjences kundra zjarrit ose e ka vene re me vonese renien e zjarrit.
Raporti i policise do te zbardhe te verteten.