Reklame:

Aeroplane apo Pelikane? – INCA dhe AFD-FFEM nisin studimin mbi impaktin mjedisor te aeroportit ne Vlore

Peisazhi i Mbrojtur Vjosë-Nartë është një nga zonat me biodiversitetin më të pasur në Shqipëri.
Larmia e formave biologjike, veçanërisht shpendëve, të cilët numërojnë me qindra lloje e dhjetëra mijëra individë, e bën këtë oaz natyror një zonë të rëndësishme kombëtare e ndërkombëtare.Por këto vlera të pa përsëritshme natyrore po kërcënohen nga projektet e ndryshme zhvillimore të planifikuara në zonë, përfshirë ndërtimin e një aeroporti të madh ndërkombëtar.Me gjasë, në vend të pelikanëve, çafkave, flamingove e shumë shpendëve të tjerë do të shohim të fluturojnë mbi lagunën e Nartës vetëm avionë.Me mbështetjen e AFD-FFEM, INCA po bashkëpunon me organizata të tjera në zonë për të grumbulluar fakte e prova të mjaftueshme mbi rrezikun që sjell ndërtimi i aeroportit dhe planeve të tjera zhvillimore mbi biodiversitetin dhe vlerat natyrore të zonës, por edhe mbi problemet që mund ti shkaktohen sigurisë së fluturimit të avionëve nga prania e një numri të madh shpendësh.