Reklame:

Vaksinimi kunder Brucelozes/ 11 000 krere te imta ne Lushnje

Sherbimi Veterinar po vazhdon punen per vaksinimin e bagetive te imta ne te gjithe vendin kunder semundjes se Brucelozes.
Ne te gjithe territorin e vendit do të vaksinohen rreth 400 mijë krerë të imta, ndërsa për rajonin jugor në qarqet Fier, Vlorë e Gjirokastër, do të bëhen rreth 178 mijë vaksina.

Ky proces po vazhdon normalisht edhe ne rrethin e Lushnjes ku sipas te dhenave te siguruara nga Agronews mbareshtrohen rreth 72 976 krere bageti te imta.
Kontaktuar nga Agronews, Sherbimi Veterinar ne Lushnje u shpreh se strategjia e kesaj fushate ne 2020 perfshin vaksinimin e brezit te ri, dhe çdo 4 vjet vaksinim total.
Per kete vit po kryhet vaksinimi i brezit te ri (remonti ), ku jane te angazhuar veterineret zyrtare te Bashkive dhe njesive Administrative per kryerjen e ketij vaksinimi i cili ofrohet falas per te gjithe fermeret. Rrethi i Lushnjes ne baze te te dhenave zyrtare ka 11 000 krere te imta (brez i ri) te cilat do te vaksinohen brenda vitit 2020.