Reklame:

Shqiperia vendos me ligj mbajtjen e maskes!

Nga dita e sotme, mbajtja e maskës mbrojtëse është e detyrueshme ligjërisht. Akti normativ ka ka miratuar qevria parashikon detyrimin për mbajtjen e maskës (jo domosdoshmërisht mjekësore por barrierë mbrojtëse) në çdo ambient të mbyllur. Në funksion të zbatimit të vendimit do të futet policia e shtetit, ajo bashkiake dhe inspektoriatet.

“Nëpërmjet aktit normativ, detyrimi për përdorimn e maskave jomjekësore, do të jetë detyrim për çdo qytetar në të gjithë ambientet e mbylluara, në administratë, transport publik, qendra tregtare, dyqane , tregje, zyra, shkallë pallati, ashensor etj.  Në rast mosrespektimi Policia e Shtetit dhe Policia bashkiake si dhe inspektoriatet do të penalizojnë me gjobë shkelësit” tha ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Ministrja tha se kapacitetet spitalore janë rritur dhe se kapaciteti në spitale është 500 shtretër. Ndërkohë, në dispozicion janë 90 mijë teste dhe ndërkohë është shtuar edhe një laborator i ri për zhvillimin e testimeve.