Diten e sotme ne Parkun Kombetar Divjake Karavasta u inagurua zyrtarisht Qendra e Rekuperimit te Shpendeve te eger, e vetme ne llojin e saj ne shqiperi, nje investim i UNDP Albania.
Te pranishem ne kete aktivitet ishin Ministri i Mjedisit dhe Turizmi Blendi Klosi dhe Drejtori i Agjensise Kombetare te Zonave te mbrojtura Zamir Dedej te cilet vleresuan punen e mire te specialisteve te AdZM Fier ne kete qender.
Drejtori i AdZM Fier Ardian Koçi e njohu ministrin Klosi me gjendjen e shpendeve te cilet ndodhen aktualisht ne kete qender per rekuperim.
Ministri nga ana e tij u shpreh se kjo qender rehabilitimi eshte nje investim i perbashket me OKB qe tregon se sa mire po ja dalim qe e gjithe Agjencia e Zonave te Mbrojtura te kthehet ne nje Agjenci per Natyren dhe mbrojtjen e saj.
Me pas ne ambientet ne jashtme te Qendres se Vizitoreve ne PKDK u organizua nje takim me perfaqesues te shoqatave mjedisore MEN, Horizont EU dhe AWRT , Kryetarit te Bashkise Divjake Fredi Kokoneshi si te pranishem te tjere, per te marre opinionet e tyre ne lidhje me efektet e moratoriumin e gjuetise.
Te pranishmit theksuan rendesine e kafsheve dhe shpendeve te eger duke kerkuar qe ne rast te hapjes se gjuetise te kihet shume kujdes dhe te ndeshkohen abuzuesit.
Ministri Klosi nga ana e tij mbeshteti idene e shtyerjes se bllokimit te gjuetise si e vetmja menyre per te mbrojtur natyren dhe speciet e egra.