Reklame:

Transparenca ne shifra mbyll çdo diskutim ne Kosove

Jo vetem demshperblim per fermeret e demtuar nga bresheri ne Kosove por edhe transparence per vlerat financiare.

Komuna e Rahovecit, kryeson listen me vleren 660.275,00€ që ka përfituar për dëmshpërblim nga breshri!

Informacionin e ka dhene Kryetari i Komunes se Rahovecit Smaijl Latifi i cili jua ka percjelle fermereve te zones se tij.
Ja cfare shkruan Kryetari i komus se Rahovecit:

“Ju informojmë, se pas insistimit dhe kërkesave të vazhdueshme nga ana e komunës sonë, Qeveria e Republikës së Kosovës, ka marrë vendim që bujqve dhe fermerëve të komunës së Rahovecit, t’ju dalë në ndihmë nga fondi rezervë për bujqësi.

Shuma e fituar për dëmshpërblim të fermerëve të Komunës së Rahovecit nga breshri dhe vërshimet më 19 dhe 20 maj të këtij viti është 660.275,00€.

Komuna e Rahovecit ka përfituar shumën më të lart nga ky fond i Qeverisë së Republikës së Kosovës, andaj e falënderojmë edhe Ministrin Mustafa për gatishmërinë dhe ndihmën karshi komunës sonë!”