Komisioni Evropian ka aprovuar 1.2 miliardë euro shtetin Italian për të mbështetur ndërmarrjet aktive në sektorët e bujqësisë, pylltarisë, peshkimit, akuakultures dhe sektorë të tjerë të prekur nga epidemia e koronavirusit. Skema e ndihmës u aprovua në kornizën e përkohshme të ndihmës shtetërore .
Mbështetja do të sigurohet përmes granteve të drejtpërdrejta, paradhënieve të rimbursimeve, lehtesira fiskale per pagesat tatimore, zvogëlimi ose anulimi i pagesës së kontributeve të sigurimeve shoqërore, anulimi i borxhit dhe instrumenteve të tjera të pagesës. Skema do të jetë e arritshme për kompanitë e të gjitha madhësive aktive në bujqësi, pylltari, peshkim, akuakulturë dhe sektorë të tjerë të lidhur me të, si agroturizmi, prodhimi dhe tregtimi i ushqimit, fermat hotelerike dhe arsimore. Nga kjo mase mbeshtetese pritet të përfitojnë mbi një mijë biznese.