Reklame:

Horizont EU dhe MEN takim per promovimin e perdorimit te qendrueshem te burimeve natyrore te PKDK

Ne kuader te projektit “Advokim per zhvillimin e ekoturizmit te qendrueshem duke respektuar mjedisin” pjese e projektit “Fuqizimi i Organizatave Mjedisore te Shoqerise Civile per te promovuar mbrojtjen e natyres ne Shqiperi”, financuar nga BE dhe zbatuar nga INCA, dy Organizatat Horizont EU dhe Mireqeverisja e Ekosistemeve Natyrore (MEN) organizuan nje takim ne Parkun Kombetar Divjake-Karavasta me qellim, promovimin e perdorimit te qendrueshëm te burimeve natyrore te ekosistemit te PKDK.

Krijimi i nje forumi me pjesemarrjen e shume aktoreve vendore ka nje rendesi te madhe si per ruajtjen e pasurises ne PKDK po ashtu edhe per menaxhimin e kesaj pasurie si nje mundesi e mire per te siguruar te ardhura ekonomike nepermjet turizmit dhe formave te ndryshme te ofrimit te sherbimit Prezantimi i ketij forumi u be ne prani te grupit te gazetareve te ftuar per turin si dhe miqve e dashamiresve prezent ne takim.

Takimin e hapi Shkelqim Bylykbashi kr. i HEU i cili beri dhe nje pershkrim te ecurise se projektit te zhvilluar ne PKDK ku nenvizoi edhe problematikat e evidentuara te cilat jane.

1 – Vend grumbullimi i mbeturinave prane lagunes se Karavastase,

2 – Peshkimi i pakontrolluar si dhe nevoja per funksionimin e kanalit qe lidh Lagunen me detin ne menyre qe te vitalizohet peshkimi

3 – Mbeturinat plastike qe sjell lumi Shkumbin apo hedhja e mbeturinave ne ambientet e parkut nga pushuesit e papergjegjshem.

Bylykbashi kerkoi nga te pranishmit perfshirjen ne ruajtjen e pasurive natyrore dhe kthimin e tyre ne nje mudesi per punesim dhe krijim te ardhurash nepermjet miremenaxhimit dhe bashkepunimit me te gjithe aktoret lokale. Advokimi eshte menyra me e mire dhe kjo ka shume forma per tu realizuar.

Emirjeta Adhami, specialiste e INCA-s shpjegoi per te pranishmit se cfare eshte Advokimi dhe si realizohet zbatimi i tij ne praktike! Ku dallon advokimi nga lobimi dhe perse duhet te jemi bashkepunues me strukturat vendore per zgjidhje te situatave dhe jo vetem kritikues por edhe kontribues ne te gjitha rastet kur eshte e mundur.

Daniela Godo nga INCA theksoi rendesine e Turit te medias dhe si mund te perdoret partneriteti me median ne te mire te mjedisit dhe trajtimit te cedhtjeve me rendesi per publikun e gjere. Si mundet qe te ndryshojme realitetin duke sjelle ne vemendje te nje numri sa me te madh qytetaresh problemin dhe me mire se media askush nuk mund ta beje.

Ne baze te programit u organizua edhe turi me gazetaret, perfaqesues te mediave kombetare dhe ato lokale qe operojne ne bashkite Lushnje e Divjake.

Perpara se te fillonim levizjen ne grupe neper Park per te filmuar sipas axhendes se cdo grupi u be edhe nje prezantim i situates nga dr AdZM z. Ardian Koci i cili beri nje bilanc te situates nder vite ne park si dhe ofroi nje informacion me te zgjeruar duke kerkuar ndihmen e medias per ceshtjet me te mprehta.

Forumi per mbrojtjen e PKDK perbehet nga:

1 – Mendime dhe Inisiativa te Lira MIL

2 – Sokol Krasniqi – Imami xhamise Babunje

3 – Eduart Kishta – Kryeplak i fshatit Adriatik

4 – Josif Kruti – Shoqata e Vlleheve Divjake

5 – Altin  Hila – Guide per turiste

6 – Ndriçim Malko – Peshkatar ne zonen e parkut

7 – Fadil Malko – Mireqeverisja Ekosistemeve Natyrore MEN

8 – Shkelqim Bylykbashi – Horizont Europian HEU

9 – Avdi Snalla – N/Kryetar i Bashkise Divjake

10- Llazar Stasa – Drejtor i Zyres Arsimore Divjake

Forumi do te kete pikerisht ne qender te tij, kordinimin dhe ngritjen e cdo shqetesimi qe veren ne terren per nje zhvillim te qendrueshem te Ekoturizmit e ceshtjeve qe kane te bejne me rivitalizimin e PKDK, dhe adresimin e tyre tek organet e qeverisjes vendore e ne dikasterin pergjegjes, ne favor te ripertritjes se ekosistemit e pershtatjen e zones ndaj efekteve te ndryshimeve klimatike.

Turi me gazetaret ishte nje udhetim me varka ne zonen e lagunes si dhe vizite ne kullen e AdZM duke e finalizuar me vrojtim te ishullit te Pelikanit me dylbi si dhe zonen e peshkimit te Lagunes ne piken e peshkimit nr 1.

Objektivi i projektit eshte promovimi i perdorimit te qendrueshëm i burimeve natyrore te ekosistemit te Parkut Kombetar Divjake – Karavasta nepermjet advokimit  per fuqizimin e pjesmarrjes se komunitetit lokal, njesive te veteqeverisjes vendore, agjensive ligjzbatuese e aktoreve te interesuar per te shtuar, permiresuar e zbatuar  masat që kane ne fokus pěrdorimin e qěndrueshem te burimeve natyrore te zones.