Ekipi i Bankës Botërore ka bërë një rishikim të fundit të projektit të ujitjes dhe kullimit që po zbatohet në vendin tonë, me një mbështetje financiare prej 67 milionë dollarësh, duke nënvizuar se COVID-19 dha ndikimet e tij në zbatim, por ecuria pas bilancit është më e mirë sesa pritej.
Projekti ka hasur veshtiresi në disa vonesa zbatimi, për shkak të kufizimit të lëvizshmërisë së kontraktorëve, konsulentëve, skuadrës së menaxhimit të projektit dhe punonjësve si pasojë e krizës së COVID-19, që rezultoi në pezullimin e aktiviteteve të projektit për më shumë se një muaj, si dhe fillimin e sezonit të ujitjes dhe ndërhyrjen e punimeve me shpërndarjen e ujit për ujitje e cila pezulloi punimet madhore dhe kufizoi fushën e veprimeve në terren.
Pavarësisht këtyre sfidave, në total niveli i kompletimit të punimeve ishte më i lartë sesa priten dhe projekti është në rrugën e duhur drejt arritjes së objektivave të zhvillimit. Aktualisht përdoruesit e ujit që iu mundësohet shërbimi i ujitjes dhe kullimit i përmirësuar janë 31 140 (targeti është 35 000).
Në mënyrë të ngjashme edhe përfituesit direkt të projektit janë aktualisht 40 mijë dhe me kompletimin e degës së Krutjes (kanaleve V1 DHE v2) të gjashtë skemave të tjera ujitjes dhe asaj të Janjarit targeti për këtë tregues (që është 80 mijë) do të arrihet plotësisht ose mund të kalohet” thuhet në dokumentin e BB.
Ekipi i Bankës ka lënë edhe detyruat përkatëse për qeverinë dhe ekipin zbatues të projektit në mënyrë që të shihen me prioritet disa aspekte.
Kështu së pari theksohet se kontrata e sistemit të ujitjes Janjari kërkon mbështetje intensive të zbatimit për të siguruar përfundimin në kohë. Ekipi rekomandon takime të shpeshta me kontraktorët dhe mbikëqyrësit dhe vizitat në terren (të paktën tre herë në muaj) për të parë progresin e zbatimit dhe zgjidh çështjet kur ato lindin,
Së dyti ministria dhe ekipi i menaxhimit të projektit këshillohen të përgatisin një plan pune të detajuar për punët tashmë të kontraktuara (veçanërisht për skemën Janjari) dhe për aktivitetet që do të kontraktohen së shpejti duke vendosur piketa të qarta, zgjidhje dhe data dorëzimi që do të përdoren si mjete monitorimi javor për zbatimin.
Së treti të përfundohet procesi i prokurimit për disa aktivitete të mbetura (instrumentet e sigurisë së digave dhe hartat GIS të ujitjes dhe rrjetet e kullimit).