Reklame:

Divjake/ Shpetohen 3 te mitur nga mbytja ne det

 Fale nderhyrjes se menjehershme te rojeve bregdetare, policise se Divjakës dhe pushuesve ne plazh eshte arritur te shmanget nje tragjedi e vertete. Jane nxjerre nga deti dhe i eshte shpëtuar jeta tre te miturve nga mbytja ne plazhin e Divjakes.

Shtetasit e mitur, përkatësisht 12, 13 dhe 17 vjeç u dërguan menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe nën mbikqyrjen e mjekëve. Dy prej të miturve janë motër e vëlla.

Nga informacionet e mara pranë spitalit me rëndë paraqitet 17 vjeçari, M. A.

Efektivët e Komisariatit të Policisë Divjakë, të cilët patrullojnë përgjatë vijës bregdetare në Plazhin e Divjakës, në bashkëpunim me rojët e kullave të stacionuar në bregdet dhe disa pushues të tjerë që ndodheshin aty, pasditen e sotme kanë shpëtuar nga mbytja 3 shtetas të mitur të moshës 12, 13 dhe 17 vjeç, banues në fshatin Tërbuf, Divjakë.

Shtetasit e mitur aktualisht ndodhen në spitalin e Lushnjes jashtë rrezikut për jetën nën mbikqyrjen e mjekëve.

Policia e Divjakës duke patrulluar përgjatë gjithë vijës bregdetare është e angazhuar në shërbim të pushuesve të cilët janë të lutur të telefonojë në numrin 112 për çdo problem duke u garantuar një reagim të shpejtë dhe profesional.