Reklame:

Plazhi Adriatik nevoje urgjente per pastrimin e mbeturinave

Plazhi Adriatik eshte nje zone e virgjer dhe pak e njohur e bregdetit te Divjakes e cila kerkon nje nderhyrje sa me pare per pastrimin e mbeturinave.
Pushuesit qe vijne ne kete plazh po shqetesohen gjithnje e me shume per mbeturinat te cilat nuk pastrohen dhe me temperaturat e larta po kthehen ne nje shqetesim per shendetin e tyre.
Ne kete plazh primitiv per nga infrastruktura por jo nga vlerat kurative, bizneset e pakta qe operojne  here pas here pastrojne sa munden por rritja e numrit te pushusve ne kete periudhe e ben te pamundur heqjen e mbeturinave pasi mungojne edhe koshat per hedhjen e tyre. Ne kete zone te sheh syri mbeturina gjithandej te cilat nese nuk nderhyet nga Bashkia Divjake apo firma qe kryen pastrimin do te perfundojne ne det duke kercenuar jo vetem gjallesat detare por edhe nje mundesi infeksioni per pushuesit.

Fotot e meposhtme tregojne gjendjen aktuale te ketij plazhi.