Reklame:

Lushnje/ Perdhunoi te semuren mendore, arrestohet 56 vjeçari ne Ardenice

Menjehere pas publikimit ne facebook te ish Kryeministrit Sali Berisha te nje ngjarje te rende te ndodhur ne Kolonje te Lushnjes, ka ardhur edhe reagimi i policise se Komisariatit Lushnje.
Nje 56 vjeçar me inicialet E.B. eshte arrestuar mga policia si i dyshuar per perdhunimin e nje vajze 33 vjeçare e semure mendore. Nga egzaminimet mjeksore ka rezultuar se 33 vjeçarja eshte 8 muajshe shtatezene. Sipas te afermve dhe banoreve te zones historia eshte e hershme, rreth 1 vjeçare, por nuk ka patur vemendjen dhe trajtimin e duhur  te rastit nga autoritetet perkatese.

Komunikata e plote e policise:

“Në datë 24.07.2020, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë në bashkëpunim me Prokurorinë Lushnje, ndaluan shtetasin E. B., 56 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase 33-vjeçare e cila është e sëmurë mendore dhe nga egzaminimet ka rezultuar 8 muajshe shtatzënë.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pa zotë për t’u mbrojtur”.