Reklame:

Firma “ZDRAVA” ndryshon teknologjine perpunuese

Nga nje linje te hjeshte perpunimi vite me pare, sot Kompania “Zdrava” ka arritur nivele te larta cilesie dhe sasie perpunimi.

Asnje ambicie nuk mund te realizohet pa plotesimin e disa e elementeve shoqerues si lenda e pare, teknologjia e perpunimit apo teknologjia si proces i rritjes se rendimentit dhe uljes se kostos ne kohe dhe njesi.

Qershia mbi torte eshte standarti dhe siguria ushqimore, tashme e pakonkurueshme. Mundesia e ambalazhimit ne sasi te ndryshme sjell pershtatje perfekte me kategori te ndryshme konsumi, qe nga individe dhe familje te vogla ne ambalazhe per familje te medha, restorante apo pika sherbimi me numer te madh konsumatoresh.

3000 – 4000 kavanoza ne ore eshte kapaciteti i makinerise se re, shifer e cila eshte sa 10-fishi e kapacitetit perpunues dhe ambalazhues qe Kompania “Zdrava” ka patur me pare. Zevendesimi i autokllavave me pasterizator dhe vendosja e inoksit industrial, eshte fjala me fundit e teknologjise ushqimore ne bote.

Jane ditet e fundit te montimit te makinerive te gjitha prodhim i vitit 2020 dhe Zdrava kalon nga linje ne Fabrike perpunimi e ambalazhimi e standarteve bashkekohore, e gatshme per tregun e BE-se qe njihet si tregu me standartet me te larta globale.