Reklame:

Dita Boterore e rojtareve mjedisore – “Rangers”

Për të gjithë ata që pak i njohin, Rangers (Inspektorët e Parkut), janë një figurë kyçe në ruajtjen dhe mbrojtjen e parqeve. Ata sigurojnë që vizitorët të njohin, zbatojnë dhe respektojnë rregullat e frekuentimit, kujdesen për mbrojtjen e florës dhe faunës, për parandalimi i zjarrit, ruajtjen e hapësirave publike, infrastrukturës, veprave të artit dhe mobilimit urban në parqe.

31 Korriku, Dita Botërore e Renxherave është një iniciativë e International Ranger Federation, e promovuar së bashku me mbështetësin e saj zyrtar të bamirësisë, The Thin Green Line Foundation, që nga viti 2007.

Në këtë datë, renxherat në mbarë botën, nëpërmjet veprimtarive të ndryshme, përkujtojnë kolegët e vrarë ose të plagosur në krye të detyrës si dhe prezantojnë punën dhe sakrificat e tyre, në të mbrojtje të thesarëve natyrore dhe trashëgimisë kulturore të planetit.

Sikurse kolegët e tyre në mbarë botën edhe renxherat shqiptarë, çdo ditë ndeshen me vështirësi të ndryshme. Falë punës së tyre, situata e zonave të mbrojtura, në vijimësi ka pësuar përmirësime të ndjeshme. Por, krahas strukturave shtetërore, opinioni shoqëror duhet t’i mbështesë më shumë, në përballjen me njerëzit e pandërgjegjshëm, që gjuajnë në mënyrë të paligjëshme, shkaktojnë zjarre dhe dëmtime të tjera, të qëllimshme.

Pavarësisht se situata e këtij viti ka qënë jashtëzakonisht e vështirë, ajo nuk i ka penguar në përpjekjet e përditëshme, për të kryer misionin tepër të rëndësishëm, mbrojtjen dhe ruajtjen e vlerave natyrore të zonave të mbrojtura.

Kjo ditë ofron shansin për të nderuar punën dhe sakrificat e të gjithë renxherave në botë, veçanërisht të atyre të rënë në krye të detyrës dhe për t’i mbështetur pa rezerva në punën e tyre të jashtëzakonshme.